Sami Lushtaku kandidat i PDK-së për Skenderaj
Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt dhe figura e njohur e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sami Lushtaku, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor të këtij viti. Ai mori mbështetjen unanime të Kryesisë së Degës së PDK-së në Skenderaj për të garuar për postin e kryetarit…

Lajme
Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt dhe figura e njohur e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sami Lushtaku, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor të këtij viti. Ai mori mbështetjen unanime të Kryesisë së Degës së PDK-së në Skenderaj për të garuar për postin e kryetarit të komunës.
Lushtaku tha se vendimi për të kandiduar erdhi si përgjigje ndaj mbështetjes së vazhdueshme që ka marrë nga qytetarët ndër vite, si dhe si një akt kundër padrejtësive që, sipas tij, i janë bërë në të kaluarën, përfshirë mbajtjen në burg për 4 vite e gjysmë gjatë viteve 2013-2017, nga ku në fund është shpallur i pafajshëm. Ai përmendi edhe ndalimin e kandidimit të tij në zgjedhjet e vitit 2021 nga ana e KQZ-së, për të cilin fajëson presionet politike të pushtetit të tanishëm, transmeton lajmi.net.
Në deklaratën e tij publike, Lushtaku theksoi se kandidimi i tij është një thirrje për bashkim, drejtësi dhe zhvillim të Skenderajt. Ai premtoi se çdo vit do të sjellë më shumë projekte, punësim dhe udhëheqje të drejtë për të gjithë qytetarët. Programin e tij të plotë ka paralajmëruar se do ta prezantojë gjatë javëve në vijim.
Lushtaku shprehu falënderime të veçanta për kryetarin aktual të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, për bashkëpunimin dhe angazhimin gjatë kësaj periudhe, duke shtuar se ai dhe PDK do të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve në çdo hap dhe proces.
Postimi i plotë:
/lajmi.net/