Sami Lushtaku e Rrahman Rama vizitojnë Thaçin në Hagë

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, së bashku me ish Komandantin e FSK-së, Gjeneral Rrahman Rama, kanë realizuar një vizitë në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ku kanë takuar ish Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. “I fortë si gjithmonë, me qëndrim dinjitoz prej një burrështetasi, Presidenti Thaçi bashkë me të gjithë bashkëluftëtarët…

Lajme

04/02/2023 17:22

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, së bashku me ish Komandantin e FSK-së, Gjeneral Rrahman Rama, kanë realizuar një vizitë në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ku kanë takuar ish Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

“I fortë si gjithmonë, me qëndrim dinjitoz prej një burrështetasi, Presidenti Thaçi bashkë me të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë, në fund të këtij procesi do të dalin fitimtarë!”, ka shkruar Lushtaku në rrjetin social Facebook, përcjell KosovaPress.

Postimi i tij i plotë:

“Sot së bashku me Gjeneralin Rrahman Rama e bashkëluftëtarin Hisni Thaçi, vizituam në Hagë mikun tonë, Presidentin Hashim Thaçi.

I fortë si gjithmonë, me qëndrim dinjitoz prej një burrështetasi, Presidenti Thaçi bashkë me të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë, në fund të këtij procesi do të dalin fitimtarë!”