Sami Kurteshi nuk bëhet rehat as sot, shkon në QNR dhe përcjell rinumërimin e votave

Komisioni Qendror Zgjedhor sot ka njoftuar se ka përfunduar rinumërimi i  50 vendvotimeve që po zhvillohej në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. KQZ theksoi se sot në mesditë do të filloj rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë. E derisa në QNR ka ende zhvillime sa i përket rinumërimit të votave, aty as…

Lajme

12/03/2025 12:22

Komisioni Qendror Zgjedhor sot ka njoftuar se ka përfunduar rinumërimi i  50 vendvotimeve që po zhvillohej në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

KQZ theksoi se sot në mesditë do të filloj rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë.

E derisa në QNR ka ende zhvillime sa i përket rinumërimit të votave, aty as sot nuk mungoi përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ-Sami Kurteshi.

Kurteshi edhe sot zgjodhi që të sillet e pështillet nëpër QNR, anipse prania e tij aty nuk është e nevojshme.

Sami Kurteshi vazhdimisht ka vizituar QNR-në e në  disa raste pati edhe përplasje me zyrtarë të tjerë të partive opozitare në vend.

Një përplasje me plot fyerje e pati edhe javën e kaluar me një prej zyrtarëve të LDK-së e një tjetër të AAK-së.

Nuk dihet nëse sot Sami Kurteshi do të “kapet” me dikë, apo thjesht do të rri aty për t’i shikuar se si po e zhvillojnë punën e rinumërimit të votave.

Deri më tani Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë partia e parë fituese, por me një përqindje më të vogël nga zgjedhjet e 2021-ës./Lajmi.net/