Sami Kurteshi flet për ngacmimet seksuale në Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Sami Kurteshi tha se po tentohet të relativizohet kërkesa për interpelancë lidhur me gjuajtjen me armë nga zëvendëskryeministri Dardan Gashi.

Lajme

26/01/2018 12:39

Ai ka reaguar ndaj fjalës së Bilall Sherifit nga Nisma, duke e quajtur të pandershme të përmendet bari dhe abuzimet seksuale.

“Nuk e di pse po i drejtohen Vetëvendosjes, kur iniciativa ishte e tjetërkujt. Ne në Vetëvendosje kemi folur për tema tabu, qoftë edhe për ngacmime seksuale, por jo të keqpërdoren këtu në Parlament”, ka thënë Kurteshi.