Samanta Karavella po sjell duet me këtë artist të njohur
Samanta është duke finalizuar këngën e re.

ShowBiz
Samanta Karavella gjatë ditës së sotme solli pamje nga prapaskenat e xhirimit të klipit të ri, shkruan lajmi.net.
Në një video që ndau me ndjekësit, këngëtarja shfaqet e veshur me këmishë të bardhë, ndërsa flokët i kishte bërë gërsheta.
Por, përmes një detaji, ajo zbuloi se kjo këngë është në bashkëpunim me Skerdi Agon, ndërsa datën e publikimit të saj ende nuk e ka treguar.
“N.K.N”, kishte shkruar Samanta sipër videos, ndërsa të njëjtin mbishkrim ia la Skerdi fotografisë që e shkëputi gjatë xhirimeve.
Me këtë, dhe komentin që Skerdi ia la videos së artistes, dyshja kanë lënë të kuptohet se po vijnë me një duet. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/CB51NkapeRV/
https://www.instagram.com/p/CB5g26ODDaZ/