Salzburg sakaton Bayernin

Atë që nuk kanë arritur ta bëjnë shumë gjigantë evropianë përfshirë Barcelonën, e bëri skuadra austriake Salzburg. Në një ndeshje miqësore, Salzburg e mposhti kampionin e Gjermanisë, Evropës dhe botës me rezultat të thellë 3:0. Dhe, për më tepër të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë. Sadio Mane kaloi austriakët në epërsi në…

Sport

18/01/2014 17:07

Atë që nuk kanë arritur ta bëjnë shumë gjigantë evropianë përfshirë Barcelonën, e bëri skuadra austriake Salzburg.

Në një ndeshje miqësore, Salzburg e mposhti kampionin e Gjermanisë, Evropës dhe botës me rezultat të thellë 3:0.

Dhe, për më tepër të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë. Sadio Mane kaloi austriakët në epërsi në minutën e 14’të kurse avantazhin e Salzburgut e dyfishoi Jonathan Soriano i cili mposhti portierin Manuel Neuer nga penalltia në minutën e 21’të.

Pak para përfundimit të pjesës së parë Robert Zulj shtoi një tjetër gol për Salzburgun duke vulosur kapitullin e bavarezëve.

Në pjesën e dytë nuk pati gola derisa Bayerni i lodhur nga faza e përgatitjeve në Katar nuk arriti të kundërpërgjigjet fare edhe pse luajti me një skuadër me yje si Martinez, Rafinha, Dante, Boateng, Shaqiri, Kroos, Gotze, Mandzukic, Alaba, e Muller. Kur nuk e don, nuk e don.