Sallahu kritikon Avokatin e Popullit: Hesht për dekretin kundërkushtetues dhe i shërben AAK-së
Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka kritikuar ashpër institucionin e Avokati i Popullit, duke e akuzuar për mosveprim ndaj dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, të cilin Sallahu e konsideron kundërkushtetues. Ai deklaroi se në historinë e Kosovës, nuk ka pasur “Avokat të Popullit më politik dhe më jopopullor” sesa ai aktual. Sallahu theksoi se, sipas…
Lajme
Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka kritikuar ashpër institucionin e Avokati i Popullit, duke e akuzuar për mosveprim ndaj dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, të cilin Sallahu e konsideron kundërkushtetues.
Ai deklaroi se në historinë e Kosovës, nuk ka pasur “Avokat të Popullit më politik dhe më jopopullor” sesa ai aktual. Sallahu theksoi se, sipas Kushtetutës, Avokati ka të drejtë të dërgojë dekrete kundërkushtetuese për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, por kjo nuk ka ndodhur ende.
Sipas Sallahut, institucioni që duhet të mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut nuk ka vepruar në shërbim të qytetarëve, por vetëm ka favorizuar një grup të vogël individësh të lidhur me Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Ai shtoi se Avokati i Popullit është bërë mik i subjektit politik në vend që të mbrojë interesat e qytetarëve, duke shkelur mandatet kushtetuese.
“Ky ‘Avokat’ nuk ka qenë në shërbim të popullit, por vetëm në shërbim të klaneve dhe interesave të tij”, ka përfunduar Sallahu. /Lajmi.net/