Salihamidzic tregon arsyen e shkarkimit të Nagelsmann: Ky është vendimi më i mirë për Bayernin

Drejtori Sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic ka folur në konferencë për media rreth shkarkimit të trajnerit, Julian Nagelsmann. Skuadra gjermane dje njoftoi zyrtarisht publikun në lidhje me largimin e Nagelsmann nga stoli dhe afrimin e Thomas Tuchel, shkruan Lajmi.net Në konferencë për media, ish-lojtari ‘Bavarez’ tregoi arsyen e vërtetë në lidhje me shkarkimin e…

Sport

25/03/2023 12:32

Drejtori Sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic ka folur në konferencë për media rreth shkarkimit të trajnerit, Julian Nagelsmann.

Skuadra gjermane dje njoftoi zyrtarisht publikun në lidhje me largimin e Nagelsmann nga stoli dhe afrimin e Thomas Tuchel, shkruan Lajmi.net

Në konferencë për media, ish-lojtari ‘Bavarez’ tregoi arsyen e vërtetë në lidhje me shkarkimin e Nagelsmann.

“Ne e menduam me kujdes dhe ishte vendimi më i mirë për Bayernin. Në mars të vitit të kaluar patëm luhatje, pastaj edhë në shtator – kurse në 10 ndeshjet e fundit në Bundesliga tani kemi fituar vetëm pesë. Ne e pamë që nuk ishte më një fazë e luhatjes, dhe nëse ke performancë jo të mirë, atëherë duhet të reagoni”, tha gjatë konferencës Hasan Salihamidzic

Kujtojmë që Bayern Munich me trajnerin Nagelsmann gjatë këtij sezoni u kualifikua në çerekfinale të UEFA Champions League pa pësuar asnjë humbje dhe kundërshtari i ardhshëm i tyre do të jetë Manchester City./Lajmi.net/