Salihamidzic: Nuk planifikojmë të ndajmë rrugët me Lewandowski

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic ka dhënë disa komente lidhur me yllin polak, Robert Lewandowski.

Sport

24/04/2022 17:31

Lewandowski tash e disa javë vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm te Barcelona, por duket se asgjë nuk do të finalizohet gjatë verës që po vjen.

Drejtori i Bayern Munich bën llogaritë në Lewandowski për aq sa ai ka kontratë me klubin.

“Po. Ne do të negociojmë, pastaj do të shohim çfarë ndodh. Ai ka kontratë deri në vitin 2023, tani do të flasim për atë që ndodh pas atij viti”, ka thënë Salihamidzic, transmeton lajmi.net.

“Unë e kam parë Lewan të relaksuar gjatë javëve të fundit. Kjo e bën atë special. Është profesionist”, shtoi mes tjerash drejtori i Bayern.

Pas ndeshjes ndaj Dortmund, Lewandowski dha disa komente për të ardhmen e tij, duke nxitur shumë reagime. /Lajmi.net/