Salih Zyba kërkon që Prokuroria të veprojë pas deklaratave të Daut Haradinaj për natën e 6 tetorit: A ishte plan i tij?

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e  Vetëvendosjes, Salih Zyba ka kërkuar veprimin e Prokurorisë pas një deklarate të mbrëmshme nga Daut Haradinaj nga Aleanca, i cili tha se do të kishte gjakderdhje sikur të mos miratoheshin ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale mbrëmjen e 6 tetorit. Zyba pyet nëse ky rrëfim ishte plan…

Lajme

15/10/2026 09:39

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e  Vetëvendosjes, Salih Zyba ka kërkuar veprimin e Prokurorisë pas një deklarate të mbrëmshme nga Daut Haradinaj nga Aleanca, i cili tha se do të kishte gjakderdhje sikur të mos miratoheshin ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale mbrëmjen e 6 tetorit.

Zyba pyet nëse ky rrëfim ishte plan i Haradinajt.

“Dauti paska folë kogja qartë, tash është koha e Prokurorisë të gjitha këto informacione që ky i paska pasur dhe ditur t’i trajtojë. Dhe rrëfimi kaq i detajizuar a del të jetë plan i tij apo si?”, shkroi deputeti në një postim në Facebook, duke cituar Haradinajn.

Reagimi i plotë:

Dauti paska folë kogja qartë, tash është koha e Prokurorisë të gjitha këto informacione që ky i paska pasur dhe ditur t’i trajtojë. Dhe rrëfimi kaq i detajizuar a del të jetë plan i tij apo si?
Ky është deklarimi tij mbrëmë:
“Votimi atë natë, zotëri Kurti e ka votuar nga frika, sepse është frikacak. Nuk ka pas asnjë shans një deputet me dalë prej Parlamentit atë natë pa e kry atë punë. Nuk ish dalë asnjë hiç. Pa gjakderdhje askush s’ish dalë. Dhe këtë po e them me përgjegjësi të madhe. Nuk kemi qenë duke bërë hajgare. E kanë ditë me detaje. Të gjithë. Deputetët, kryeministri, ministrat…”.

“Pa gjakderdhje kush s’ish dalë”-“Zoti Kurti ka votuar prej tutës” Deklaratat shokuese të Daut Haradinajt për votimin e Ligjit të Speciales