Sali Berisha uron fituesin e zgjedhjeve, thotë se votimi në Kosovë është “model frymëzimi”
Kosova dje ka mbajtur zgjedhjet parlamentare në të cilat morën pjesë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Të drejtën për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë kishin 1 milion e 970 e 944 persona, prej të cilëve kanë marrë pjesë rreth 40 për qind. Ndërsa tash dihen edhe rezultatet preliminare…

Lajme
Kosova dje ka mbajtur zgjedhjet parlamentare në të cilat morën pjesë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur.
Të drejtën për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë kishin 1 milion e 970 e 944 persona, prej të cilëve kanë marrë pjesë rreth 40 për qind.
Ndërsa tash dihen edhe rezultatet preliminare bazuar në numërimin e 99.17% të votave. Sipas tyre zgjedhjet i ka fituar LVV me 40.83% të votave, e pasuar nga PDK me 22.15 dhe LDK me 17.59% të votave.
Për zgjedhjet në Kosovë ka reaguar edhe Sali Berisha.
“Të dashur miq, qytetarët e Kosovës votuan dje në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare për përfaqësuesit e tyre. Votimi, administrimi i procesit dhe dalja e rezultatit ishin një model frymëzimi”.
Reagimi i plotë i Sali Berishës:
Kosova votoi! Kosova frymëzon!
Të dashur miq, qytetarët e Kosovës votuan dje në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare për përfaqësuesit e tyre. Votimi, administrimi i procesit dhe dalja e rezultatit ishin një model frymëzimi.
Në zgjedhjet e djeshme, Partia e Vetëvendosjes mori 41% të votave, Partia Demokratike e Kosovës mori 22,16% të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës mori 17,60% të votave. Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët dhe Intelektualët mori 7,46%, Lista Serbe 4,43% dhe Koalicioni për Familjen 2,26%.
Me këtë rast uroj përzemërsisht qytetarët, forcat politike, drejtuesit dhe të zgjedhurit e Kosovës, si dhe administruesit e këtij procesi dinjitoz, që nderon lirinë e votës dhe demokracinë. Gjithashtu, uroj fituesin e këtyre zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosja.