Sali Berisha thirrje Francës: Vendos para ligjit autorët shtazorë që vranë Florencin
Vdekja e emigrantiti shqiptar në Francë, pas dhunës së tmerrshme në burgjet e Francës ka tronditur të gjithë.
Lajme
Ndaj kësaj ngjarje ka reaguar edhe ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha i cili e quajti “krim të shëmtuar”, shkruan lajmi.net.
Pas shumë reagimeve dhe shumë pikëpyetjeve që janë vënë në lidhje me rastin e Florenc Beqirajt, reagoi edhe Sali Berisha.
Përmes llogarisë së tij në Facebook, deputeti demokrat u bën thirrje autoriteteve franceze të marrin masat e duhura në lidhje me këtë rast.
“Vdekje nga traumat e marra nga torturat ne burg e te riut Forenc Beqiri, nje krim i shemtuar!
Te dashur miq, prej disa ditesh kemi ndjekur live ne mediat sociale, kroniken e vdekjes se paralajmeruar nga torturat e ushtruara ne burgun e Marsejes te te riut shqiptar Florenc Beqiri. Dramen e tij njerezore e ben edhe me te madhe e tronditese mungesa e transparences ndaj kesaj tragjedie njerezore dhe ne veçanti indiferenca dhe barktisja totale e te ndjerit ne luften e tij me vdekjen, nga autoritetet zyrtare shqiptare, sikur Florenci te ishte banor i nje vendi pa shtet.
Duke shprehur ngushellimet me te thella familjareve te viktimave, perseris thirrjen time drejtuar edhe dite me pare autoriteteve franceze te zbatimit te ligjit, te hetojne me transparence dhe te vendosin para ligjit autorin apo autoret e krimit te shemtuar, qe i moren jeten me dhunen e tyre shtazore ne institucionet shteterore te vuajtjes se denimit, te riut Florenc Beqiri.
Denoj me ashpersine me te madhe interesin zero dhe heshtjen totale, sikur te mos ishte nje i ri shqiptar, te autoriteteve zyrtare shqiptare ndaj Florenc Beqirit, qe nuk meritonte kurre ate qe pesoi! sb”, shkruan Berisha në reagimin e tij. /Lajmi.net/