Salca e domates, receta për të shpëtuar zemrën

Kryesorja për një zemër të shëndetshme dhe të fortë është salca klasike me domate, vaj ulliri ekstra të virgjër dhe salcë me qepë apo hudhër.

Lifestyle

07/09/2015 17:31

Edhe një herë, shkenca ka konfirmuar përfitimet shëndetësore të përgatitjeve të këtyre dietave mesdhetare. Studimi u krye nga Universiteti i Barcelonës në Spanjë dhe u botua në revistën shkencore “Food Chemistry”.

Salca me domate përmban rreth dyzet antioksidantë (të njohur më mirë si polyphenols) që mbrojnë zemrën nga stresi oksidativ dhe në këtë mënyrë largojnë plakjen. Studiuesit theksojnë se efekti për të shpëtuar zemrën dhe që kjo salcë të jetë efektive, përbërësit e saj duhet të hahen së bashku.

“Përbërësit e salcës të marrë veç e veç, në fakt, nuk do të japin të njëjtat përfitime”, thonë studiuesit./b.luli/noa.al