Salah shpallet lojtari më i mirë i sezonit në Premier League

Mohamed Salah është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Premier League.

Sport

10/06/2022 09:33

Këtë çmim lojtari e “rrëmben” për herë të dytë, që prej ardhjes së tij në Liverpool në vitin 2017, transmeton lajmi.net.

Ky sezon ishte mjaft produktiv për egjiptianin në rrafshin personal, ku shënoi 23 gola në Premier League, anipse skuadra e tij nuk arriti ta ngrejë lart titullin e 20 kampion.

Lojtari ishte sërish golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit anglez. Këpucën e artë këtë herë e ndau me Heung Min Son të Tottenham Hotspur. /Lajmi.net/