Salah nuk po arrin marrëveshje me Liverpoolin

Bisedimet ndërmjet Mohamed Salah dhe Liverpool janë duke ngecur pasi ‘Reds’ nuk kanë përmirësuar kushtet në lidhje me rinovimin e egjiptianit.

Sport

11/03/2022 19:21

Kontrata aktuale e Salah përfundon në qershor të vitit 2023 dhe mund të largohet pasi nuk po arrin marrëveshje me Liverpoolin.

Salah së bashku me agjentin e tij Ramy Abass Isa kanë kërkuar pagën prej 400.000 funte në javë, shumë kjo që ‘Reds’ nuk mendojnë ta paguajnë, shkruan lajmi.net.

Anësori dëshiron të qëndrojë, por jo me kushtet aktuale që Liverpooli i`a ofron.

Mbetet të shihet nëse do arrijnë një marrëveshje Salah me ekipin e Jurgen Klopp apo do largohet në fund të sezonit./Lajmi.net/