Salah: E rëndësishme që u kualifikuam, do luftojmë për Ligën e Kampionëve dhe Premierligën

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah është deklaruar pas kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

08/03/2022 23:15

Inter fitoi në “Anfield” me rezultat 0:1, por falë ndeshjes së parë që “Reds” kishin triumfuar me rezultat 0:2, arritën të kualifikohen për në fazën tjetër, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Salah tha se e rëndësishme është që janë kualifikuar dhe që do luftojnë deri në fund për Ligën e Kampionëve dhe Premierligën.

“Ishte ndeshje e vështirë, ishin të mirë në ndeshjen si mysafir. Vuajtëm në fillim, por gjëja më e rëndësishme është që u kualifikuam”.

“Godita dy herë shtyllën, është në rregull. Ndoshta herën tjetër, do shënojë tre gola”.

“Kjo është një ndeshje e mirë për të mësuar, është e rëndësishme gjithmonë të fitosh, por ndonjëherë humb shanse, mund të ndodh. Gjëja e mirë është që nuk është në ligë dhe jemi kualifikuar”.

“Të gjithë duan ta fitojnë Ligën e Kampionëve dhe Premierligën. Do luftojmë për të dyja. Do të shohim”, deklaroi ai.

Ndërkohë, për Liverpool, ishte humbja e parë në shtëpi që nga 7 mars 2021, ku ishin të pamposhtur në 28 ndeshje./Lajmi.net/