Salah do refuzojë kalimin te Real Madrid?

Ish ylli i Liverpoolit, Peter Crouch beson që sulmuesi Mohamed Salah nuk është i interesuar për kalimin te Real Madrid.

Sport

27/09/2021 23:27

“Los Blancos” janë të lidhur me mundësinë e nënshkrimit me egjiptianin që ka shkëlqyer që nga viti 2017, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht spekulimeve, asnjë ofertë zyrtare nuk është bërë, derisa Salah vazhdon të jetë në formacionin bazë të Klopp.

Salah realizoi golin e 100-të në Premierligë për “Reds” vikendin e kaluar, derisa numëron 131 gola në 210 ndeshje.

Crouch për Daily Mail thotë se Salah nuk do kalonte te Real Madrid.

“Real Madrid është duke shikuar pranë tij, por pse të shkonte aty?”

“Asnjë klub në planet nuk do jetë më i mirë se Liverpool për të në këtë fazë”.

“Nëse shkon diku tjetër në Premierligë, do humbas çfarë ndërtoi në Anfield”.

“Nuk ka destinacione evropiane të përshtatshme. Barcelona dhe Real nuk janë të njëjtë si ishin dhe faktorë të tjerë me PSG ka meritë në Ligue 1”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, Salah ka shënuar pesë gola këtë edicion në kampionatin anglez./Lajmi.net/