Sakrifica e punëtorëve të KEK-ut, thirrje qytetarëve për kursim të energjisë

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka vlerësuar angazhimin e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), duke theksuar se ata nuk kursejnë veten edhe në kushte të vështira pune për të siguruar furnizimin me energji elektrike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar me një video nga terreni, Rizvanolli ka apeluar te…

Lajme

20/01/2026 09:47

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka vlerësuar angazhimin e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), duke theksuar se ata nuk kursejnë veten edhe në kushte të vështira pune për të siguruar furnizimin me energji elektrike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar me një video nga terreni, Rizvanolli ka apeluar te qytetarët që të kontribuojnë në sigurinë energjetike të vendit duke kursyer energjinë elektrike.

“Sakrifikimi i punëtorëve të KEK-ut në kushte të rënda pune na obligon që ne të gjithë të bëjmë pjesën tonë – duke kursyer pak energji elektrike”, ka shkruar ajo.

Sipas ministres në detyrë, kursimi i energjisë është një hap i vogël për qytetarët, por me ndikim të madh në stabilitetin e sistemit energjetik të vendit, veçanërisht në periudha sfiduese. /Lajmi.net/