Saka largohet i lënduar, shqetësime tek Anglia dhe Arsenali

Bukayo Saka është larguar para kohe nga ndeshje Arsenal – Nottingham. Skuadra e Arsenal po bën një ndeshje mjaft të mirë ndaj Nottingham, por lajme të këqija vijnë nga Bukayo Saka. Ylli anglez u largua pas vetëm 27 minutave lojë, duke shtuar alarmet edhe te kombëtarja edhe tek Arsenali, përcjell lajmi.net. Klubi akoma s’ka dhënë…

Sport

30/10/2022 17:31

Bukayo Saka është larguar para kohe nga ndeshje Arsenal – Nottingham.

Skuadra e Arsenal po bën një ndeshje mjaft të mirë ndaj Nottingham, por lajme të këqija vijnë nga Bukayo Saka.

Ylli anglez u largua pas vetëm 27 minutave lojë, duke shtuar alarmet edhe te kombëtarja edhe tek Arsenali, përcjell lajmi.net.

Klubi akoma s’ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar se sa do të mungojë Saka.

Mbetet të shihet nëse Sakas do t’i rrezikohet paraqitja në Kampionat Botëror. /Lajmi.net/