Saka ia del të rikuperohet, gati për ndeshjen ndaj Chelseas

Bukayo Saka ia ka dalë të jetë gati për ndeshjen ndaj Chelseat. Lojtari pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Nottigham Forest, për çka u detyrua që të largohet nga loja para kohe. Gjithsesi, përkundër që dëmtimi u duk jo i lehtë në pamje të parë, kjo nuk po del të jetë problem për anglezin. Sipas…

Sport

02/11/2022 17:04

Bukayo Saka ia ka dalë të jetë gati për ndeshjen ndaj Chelseat.

Lojtari pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Nottigham Forest, për çka u detyrua që të largohet nga loja para kohe.

Gjithsesi, përkundër që dëmtimi u duk jo i lehtë në pamje të parë, kjo nuk po del të jetë problem për anglezin.

Sipas asaj që raporton Charles Watts (gazetar i afërt me klubin londinez) lojtari ka stërvitur normalisht dhe s’la asnjë telashe.

Po ashtu stërvitje të rregullta ka pasur edhe Oleksandr Zinchenko, ndërsa Matt Turner nuk është në dispozicion të paktën për ndeshjen ndaj Zurichut. /Lajmi.net/