Sahiti: E kemi ditur që Bajrami ka të drejtë, Zeqiri e ka pasur si arsye që të mos përfaqësojë Kosovën

Drejtori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti ka dhënë disa detaje pasi Federata e Shqipërisë arriti ta marrë zyrtarisht Nedim Bajramin nga Zvicra.

Sport

30/08/2021 17:26

Gjatë muajve të fundit ka pasur raportime, që lojtarët që zhvillojnë minuta me Kombëtaren e Zvicrës U21 nuk i lejohet të ndryshojnë Kombëtare, transmeton lajmi.net.

Por, kjo mesa duket nuk është e vërtetë, ngase Shqipëria zyrtarisht konfirmoi ardhjen e Nedim Bajramit nga Zvicra para disa orëve.

Siç dihet ka shumë yje nga Kosova që përfaqësojnë Zvicrën U21, andaj lajmi.net, ka kontaktuar drejtorin e Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti që tha se e kanë ditur që lojtarëve do t’iu lejohet të përfaqësojnë një Kombëtare tjetër.

“E kemi ditë që Bajrami ka me pas drejtë me përfaqësuar Shqipërinë, lojtarët e kanë parë si arsye shembull jo s’kemi pas drejtë, siç ka qenë edhe rasti i atij Zeqirit. Na e kemi ditë që kanë drejtë, mirëpo duhet me patjetër që lojtarët të bëjnë kërkesën. Kjo ndodh vetëm nëse lojtari e bën kërkesën, kjo dëshmoi që na e kemi pas me drejtë. Pra, e gjitha varet nga dëshira e lojtarit”

Tutje, Sahiti i është përgjigjur edhe pyetjes se nëse janë në negociata me lojtarët të Zvicrës. Ky i fundit tha po, por nuk pranoi të flas me emra.

“Po jemi ne negociata, për shkak të procesit nuk duam të dalim në detaje, është edhe kërkesa e lojtarëve, mirëpo jemi në negociata”.

“Jemi në procedura, por varet nga dëshira e lojtarëve, pra ata duhet të marrin vendimet defenitive për me pranuar Kosovën. Gjithmonë e kam thënë se lojtarët nuk duhet ta shohin Kosovën si zgjedhje të tretë, por si zgjedhje e parë dhe atëherë ne do jemi okej”, deklaroi Sahiti.

Mbetet të shihet kur do këtë prurje të reja te Kombëtarja e Kosovës dhe nëse do vijnë në vitin tjetër, duke marrë parasysh se te Zvicra U21 janë talentët si Bastien Toma, Domgjoni dhe te ajo e Gjermanisë U21, që është Mërgim Berisha.

Ndërkohë, Kosova këtë javë do nis ndeshjet e shtatorit, duke nisur nga Gjeorgjia me 2 shtator, pastaj e pret Greqinë në “Fadil Vokrri” me 5 shtator, kurse me 8 shtator i bën ‘konak’ Spanjës./Lajmi.net/