Saelemaekers për ndeshjen ndaj Atalantes: Një fans më tha se ende e kujton humbjen 5-0 ndaj tyre

Sport

13/05/2022 08:26

Alexis Saelemaekers e ka treguar një episod interesant që ai pati me një fans të Milanit, e që lidhet pikërisht me kundërshtarin e ardhshëm të “kuqezinjve” në Serie A, Atalantan.

Dy vite më parë “rossonerët” humbën 5-0 ndaj tyre, disfatë që ende dhëmb te kampi i 18-herë kampionëve italianë.

Pikërisht këtë “turpërim” ia përmendi fansi në fjalë Saelemaekersit, duke i thënë se ende e ka kujtim të keq atë humbje.

“U takova me një fans i cili më tha se ende e kujton humbjen 5-0 ndaj tyre (Atalantas). Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme”, theksoi ai, transmeton lajmi.net.

Një përsëritje e mundshme e këtij skenari do të thoshte rrezikim i madh i pozitës së parë për Milanin, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në përfundim të kampionatit.

Ndeshja Milan – Atalanta do të luhet të shtunën më fillim nga ora 18:00 në “San Siro”. /Lajmi.net/