Sadriu e konsideron “gomë rezervë” Kurtin, ia bën për “pesë parë” vizitën në Paris: Presidentja e anuloi – pati prioritet takimet strategjike

Zotëria i Parë, bashkëshorti i presidentes, Prindon Sadriu ka bërë një postim, duke thumbuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Sadriu në postimin e tij e ka hedhur poshtë vizitën e Kurtit në Paris së fundmi, ku ishte i ftuar në Formun e Paqës, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, transmeton lajmi.net. Ai në…

Lajme

31/10/2025 13:52

Zotëria i Parë, bashkëshorti i presidentes, Prindon Sadriu ka bërë një postim, duke thumbuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Sadriu në postimin e tij e ka hedhur poshtë vizitën e Kurtit në Paris së fundmi, ku ishte i ftuar në Formun e Paqës, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, transmeton lajmi.net.

Ai në postimin e bërë tha se presidentja Osmani kishte ftesë, por që e anuloi shkuarjen në Paris për shkak të agjendës në Arabi Saudite, që kulmoi me njohjen e Sirisë.

Sadriu shtoi se presidentja e anuloi vizitën në Paris për të protizuar takimet strategjike në interes të Kosovës, duke thumbuar kështu Kurtin.

Postimi i plotë:

Falemnderim i veçantë për Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Zonjen e Parë, Brigitte Macron për ftesën në Paris Peace Forum dhe Ftesën për darkën tradicionale në Pallatin Elysee – një dëshmi e respektit dhe partneritetit të veçantë.
Për shkak të agjendës së jashtëzakonshme në Riad të Arabisë Saudite, e cila rezultoi me njohjen nga Siria, Presidentja me keqardhje ka anuluar vizitën në Paris, duke prioritizuar takimet strategjike që do të fuqizojnë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës. 🇽🇰🇫🇷./lajmi.net/