Sadri Ramabaja: Unë jam më amerikan se Escobari

Pas protestës së sotme kundër Asociacionit, profesori dhe analisti Sadri Ramabaja ka folur për këtë çështje. Në debat televiziv, Ramabaja ka deklaruar se është “më shumë amerikan” se sa i dërguar i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai ka thënë se krijimi i Asociacionit do të dobësonte pozicionin e Kosovës si mike…

Lajme

31/01/2023 21:53

Pas protestës së sotme kundër Asociacionit, profesori dhe analisti Sadri Ramabaja ka folur për këtë çështje.

Në debat televiziv, Ramabaja ka deklaruar se është “më shumë amerikan” se sa i dërguar i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai ka thënë se krijimi i Asociacionit do të dobësonte pozicionin e Kosovës si mike e Amerikës.

“S’do të thotë që nëse je kundër Escobarit, je kundër ShBA’ve. Unë jam më amerikan se Escobari, sepse unë dua që miqtë e mijë mos t’i dobësoj. Ne jemi pozicioni më strategjik i Amerikës, populli më proamerikan në Evropë. Normal që insistimi për krijimin e një shteti të dytë këtu, paralel, e dobëson edhe pozicionin tonë si mik i Amerikës. Në këtë sens, Escobari është më pak amerikan se unë”, ka deklaruar Ramabaja në T7.

Kujtojmë se sot është mbajtur edhe protestë në qendër të Prishtinës kundër formimit të Asociacionit ku morën pjesë dhjetëra qytetarë.