Sadiku: Nuk ka thyerje apo ndarje në LDK
Deputeti i ri i LDK-së, Ermal Sadiku, ka mohuar se debati i fundit në LDK mund ta përçajë këtë parti. Ai ka bërë me dije se nuk ka thyerje apo ndarje në këtë parti. Në Tëvë1, ai ka thënë se këto zhvillime janë normale. “Nuk ka thyerje apo ndarje në LDK. Kjo është ajo çfarë…
Lajme
Deputeti i ri i LDK-së, Ermal Sadiku, ka mohuar se debati i fundit në LDK mund ta përçajë këtë parti.
Ai ka bërë me dije se nuk ka thyerje apo ndarje në këtë parti.
Në Tëvë1, ai ka thënë se këto zhvillime janë normale.
“Nuk ka thyerje apo ndarje në LDK. Kjo është ajo çfarë kish dashtë me ndodh në një parti e cila ka humbje të elektoratit, kjo është minimumi se çka duhet me ndodhë”, ka thënë ai, duke e komentuar edhe ofrimin e dorëheqjes së kryetarit të partisë.
“Ai e ka dhënë një dorëheqje dhe tash Kuvendi mundet me pranua ose jo, dhe vet ideja që po e merr përsipër pjesën më të madhe të fajit me aktin e dorëheqjes është e mjaftueshme. Ofrimi i dorëheqjes është marrje e përgjegjësisë. Kam respekt për znj. Bajrami, është qasje e saj. Në të dy anët kemi të bëjmë me një marrje të përgjegjësisë”, ka thënë Sadiku.