Sadiku: Kurti vazhdon të jetë kryeministër pa Kuvend funksional dhe pa llogaridhënie

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar lidhur me situatën politike, duke e cilësuar të njëjtën si ‘’kapja më e madhe e shtetit që ka ndodhur në historinë e Kosovës së pasluftës’’. Sadiku, ka deklaruar edhe se, si deputetë ‘’nuk po lejohen’’ të punojnë, dhe se për këtë do të ‘’përgjigjet’’ Kurti.…

Lajme

11/08/2026 11:54

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar lidhur me situatën politike, duke e cilësuar të njëjtën si ‘’kapja më e madhe e shtetit që ka ndodhur në historinë e Kosovës së pasluftës’’.

Sadiku, ka deklaruar edhe se, si deputetë ‘’nuk po lejohen’’ të punojnë, dhe se për këtë do të ‘’përgjigjet’’ Kurti.

Postimi:

Certifikimi i zgjedhjeve është kryer më 8 korrik. Ne që jemi zgjedhur deputetë me votën e popullit, nuk po lejohemi të punojmë. Nuk po lejohemi të merremi me ligje, komisione, zhvillim dhe problemet reale të qytetarëve.

Ndërkohë, Kurti vazhdon të jetë kryeministër, por pa Kuvend funksional, pa kontroll parlamentar dhe pa llogaridhënie.

Kjo është kapja më e madhe e shtetit që ka ndodhur në historinë e Kosovës së pasluftës.

Kurti ka me u përgjigj për këtë.