Sadiku: Kurti duhet ta pranojë, nuk është më i rëndësishëm se shteti i Kosovës
Analisti Ermal Sadiku ka folur rreth bllokadës politike e cila po mbretëron në Kosovë që nga 15 prilli. Ai pati kritika ndaj liderit të LVV-së, Albin Kurtit, për të cilin tha se duhet ta pranojë idenë e krijimit të një qeverie tranzicionale, sepse siç tha ai Kurti nuk është më i rëndësishëm se shteti i…

Lajme
Analisti Ermal Sadiku ka folur rreth bllokadës politike e cila po mbretëron në Kosovë që nga 15 prilli.
Ai pati kritika ndaj liderit të LVV-së, Albin Kurtit, për të cilin tha se duhet ta pranojë idenë e krijimit të një qeverie tranzicionale, sepse siç tha ai Kurti nuk është më i rëndësishëm se shteti i Kosovës.
“Kur je lider, ty të takon me i bartë edhe gjërat e mira edhe të këqija në atë lidership. z. Kurti, nuk është i pagabueshëm, nuk mendoj që nuk mundet ta përbijë një diçka të tillë edhe mendoj se e dëmton në elektorat z. Kurti ashtu si po frikohet ai”, deklaroi Sadiku në Klan Kosova.
Sadiku ndër të tjera tha se duhet të bëhet shpejt një marrëveshje pasi që ka shumë punë për t’u bërë, e për të cilat janë në pritje qytetarët e Kosovës.