Sabri Hamiti nuk do të jetë më pjesë e LDK-së
Anëtari i të rinjve të LDK-së, Visar Berisha, ka treguar se anëtari i Kryesisë së LDK-së, Sabri Hamiti, nuk do të jetë më pjesë aktive e LDK-së.
Lajme
Përmes një postimi në Facebook, Berisha, që është i biri i Kolë Berishës, ish-kryeparlamentar nga radhët e LDK-së, ka thënë se Hamiti është falënderuar por nuk ka pranuar të jetë më pjesë e rrugëtimit aktivë të partisë.
“Pasi u propozua dhe u zgjodh pjesë e Këshillit të Përgjithshëm, Sabri Hamiti, falënderues, nuk pranoi të jetë më pjesë e rrugëtimit aktiv në LDK”, ka thënë Berisha.
Këtë akt, Berisha e ka quajtur “akt të naltë të një fisniku të Qarkut Kulturor të Prishtinës që e përmbylli burrnimin e vet në LDK”.