Sabri Hamiti e rrëfen në vargje atentatin ndaj tij në vitin 1998

Ish-deputeti i LDK’së, Sabri Hamiti ka kujtuar kohën kur i ishte bërë një atentat në vitin 1998. Hamiti përmes një poezia ka përshkruar atentatin ndaj tij.

ShowBiz

05/02/2019 22:02

Më 24 shtator 1998 persona të panjohur të Sigurimit të fshehtë serb i kishin bërë atentat në shkallët e banesës së tij në Dardani të Prishtinës. Hamitin nga ky atentat e kishin shpëtuar mjekët shqiptarë.

Kjo është poezia e plotë Silueta me kasketë të Leninit nga Sabri Hamiti

Në kohën kur terri nxin korridorin pa dritareMes katit të parë e të dytë duke u ngjiturMë doli para silueta me kasketë të Leninit në kokëShtiu silueta duke marrë në shenjë kokën e zemrën timeUnë lëviza shpejt nga e djathtaPlumbat zunë mushkërinë dhe dorën e majtëSilueta me kasketë të Leninit zbrazi edhe disa plumbaNë shenjë triumfi e u humb në natë.

Unë e mund dhembjen me bërtimën e madheQë pushon vetëm kur e ndiej me veshët e mi.Kush mund ta dijë sa zgjatet kohaDerisa ngjitem këmbadoras në katin e tretë?(Duhet të dukem sa më i natyrshëm para gruasMë vërtitet nëpër mendje të turbulluarDerisa jam në kokërr të shpinës në katin e dytë)

Atëherë kalon aty pranë një hije e gjatëTë cili i lutem: më ndihmo zotëri!Po zotëriu vetëm më kalon përmbiDuke u mbrojtur si i zëni në faj:Si të të ndihmoj kur nuk e di kush je?
“Grua i vrarë jam dhe thirri miqtë” i themDuke u munduar të fsheh gjakun në duar.Ajo heshtet duke e ditur se të vrarit s’i flitetE i vrari nuk duhet të flasë…

Tevona vëllezërit miqtë mjekët më kanë shtrirëKur biri i madh më vjen te veshi“Qëndro babë”!Hap sytë për t’ia dhënë besën timeSe do të jetoj për mallë të tij.

Fotot gjejnë vendet e plumbaveTë gjithë janë në trup mbrendaNdërsa mjeku i damarëve ngushëllohet:Shyqyr që i ka shpëtuar dora e djathtë,Me çka do të shkruante?
Në shok-dhomë ma shpojnë rishtas gjoksinDuart venat  thikat e pykat janë në trupin timDhe trupi mund të zgjedhë jetën a vdekjenSe shpirti niset diku në qiejNis të varet nëpër yje duke u munduarT’i bëjë dy yje bashkë që do të digjenDuke rënë në tokë.

Aty jam vetëm me milicët e armatosurQë ndërrojnë pamjet nga ora në orëGra të veshura bardh më njohin terroristNë vesh më kanë vënë ndëgjojsetKu ndihet gjëma e vëllait vaji i gruasDhe pëshpërimat e fëmijëve.Ata duan të më tregojnë para vdekjesSe i dinë të gjitha deri në minutën e fundit.

Atëherë kur trupi e zgjedh jetënE dy yjet bien lidhur përtokeGruaja më rri pranë te shtratiMa lan gjakun nga trupi me alkoolMe pambuk të butë secilën qelizë secilën fije.
I lidhur për shtrati me sy të hapurShoh për dritareje si lind e si vdes dielliSi lëkunden e vdesin gjethet e funditDuke e lënë cullak degën e plepit.“Ai që e do jetën u hyp këmbëve të vetaE nuk lidhet për shtrati” flet Burbuqja.

Me gruan përbri u hypi këmbëve të miaDal në korridor dhe nëpër katrorin e dritaresShoh një degë peme që ngjitet në qiellPamja më e bukur e gjithë jetës simeDerisa tri gra plaka rrahin duartNga habia me mrekullinë time.

E unë i lidhur për shtrati e di më mirë se kurrë:Për të shkruar nuk mjafton vetëm ëndrraNuk mjafton as vetëm dora e djathtëPër të shkruar duhet kurrizi e duhet bythaDuhet guximi për të shkruar që dhembja fizikeËshtë më e madhe se dhembja shpirtërore,Jo vetëm fantazitë e dora e djathtëSi thoshte mjeku më i madh i damarëveTë prerë në Ballkan!

Le të dëshmojë më së miri Burbuqja!A nuk është kështu zonjusha Burbuqe?