Sabri Fejzullahu së shpejti me një projekt të ri

Sabri Fejzullahu po planifikon rikthimin me një këngë të re.

ShowBiz

08/09/2019 15:17

Sabri Fejzullahu po vazhdon me të njëjtin ritëm si artistët e ri të estradës, këngëtari është ka filluar punimet për një këngë të re që pritet të publikojë së shpejti, shkruan lajmi.net.

Detaje më të hollësishme nuk dihen ende për projektin e ri rreth emrit apo datë së publikimit mirëpo në fotot që po bëjnë xhiro në rrjete sociale kuptojmë se xhirimet e klipit kanë filluar.

Përndryshe, kënga e fundit e Sabri Fejzullahut titullohet ‘Zemrën Gur’ dhe si temë ka përfundimin e një lidhje dashurie. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B2HeuadlNKj/