​Saathoff viziton KEK-un: Gjermania mbështet Kosovën në tranzicionin e saj energjetik

Sekretari Shtetëror Parlamentar i Gjermanisë për Bashkëpunim, Johann Saathoff i jep një mbështetje të fuqishme projekti madhor Solar4Kosovo – 100 MW në Korporatën Energjetike të Kosovës. Saathoff gjatë një vizite në KEK, ka thënë se ky projekt është një dëshmi konkrete e partneritetit të fortë ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës. Ai nënvizoi se investimi në energjinë…

Lajme

25/08/2025 16:57

Sekretari Shtetëror Parlamentar i Gjermanisë për Bashkëpunim, Johann Saathoff i jep një mbështetje të fuqishme projekti madhor Solar4Kosovo – 100 MW në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Saathoff gjatë një vizite në KEK, ka thënë se ky projekt është një dëshmi konkrete e partneritetit të fortë ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës.

Ai nënvizoi se investimi në energjinë solare nuk është vetëm investim në infrastrukturë, por edhe në të ardhmen e gjelbër të Kosovës. Sipas tij, Qeveria Gjermane mbetet e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në tranzicionin e saj energjetik në përputhje me standardet evropiane, objektivat ndërkombëtare për klimën dhe partneritetin klimatik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Sipas njoftimit të KEK në Facebook, vizita Saathoff u fokusua në projektet strategjike të KEK-ut, me theks të veçantë tek projekti madhor Solar4Kosovo – 100 MË, i financuar nga Qeveria Gjermane/BMZ përmes KfË. Ky projekt është një nga investimet më të mëdha të Qeverisë Gjermane në Kosovë dhe përfaqëson një gur themeli në tranzicionin energjetik të vendit drejt burimeve të ripërtëritshme.

Ndërsa, kryeshefi Ekzekutiv, Gramos Hashani, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Qeverisë Gjermane, duke theksuar se ky projekt shënon një hap vendimtar në diversifikimin e burimeve energjetike të Kosovës dhe forcimin e rolit të KEK-ut si shtyllë kyçe e sistemit energjetik dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Krahas operimit të termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”, KEK po ecën përpara me një qasje të qartë drejt tranzicionit energjetik, me orientim të fuqishëm kah energjia e pastër.

Drejtori Ekzekutiv i Divizionit për Energji të Ripërtëritshme, Erdoan Zasella, informoi delegacionin se projekti është aktualisht në proces të marrjes së lejeve ndërtimore. Paralelisht, po përgatitet dosja e tenderit për fazën e parakualifikimit, e cila pritet të shpallet brenda dy muajve të ardhshëm. Ndërtimi planifikohet të nisë në vitin 2026, ndërsa pritet që energjia e parë nga parku solar të lidhet në rrjet në vitin 2028.

“Projekti Solar4Kosovo – FOTOVOLTAIK parasheh ndërtimin e një parku solar me kapacitet prej 100 MË në lokacionin e ish deponisë së hirit të Termocentralit “Kosova A”, që shtrihet në një sipërfaqe prej 153 hektarësh. Projekti po implementohet me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes KfË, Bankës Evropiane për Investime dhe Bashkimit Evropian përmes ËBIF. Ky investim konsiderohet një hap madhor drejt uljes së ndotjes dhe krijimit të një të ardhmeje më të qëndrueshme energjetike për Kosovën”, njofton KEK.

Në fund thuhet se KEK Sh.A. shpreh mirënjohje të sinqertë për Qeverinë Gjermane dhe institucionet partnere për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe kontributin konkret në realizimin e projekteve të mëdha zhvillimore për Kosovën.