Sa vota morën kandidatët e listës së Vjosa Osmanit që iu bashkuan LDK-së?
Me rreth 20 për qind të votave të numëruara për kandidatët për deputetë, kanë dalë edhe rezultatet e disa prej emrave që iu bashkuan listës së LDK-së, të udhëhequr nga Vjosa Osmani. Nga kandidatët e kësaj liste, më së shumti vota deri tani ka siguruar Albena Reshitaj me 2,886 vota, e ndjekur nga Jeta Statovci…
Lajme
Me rreth 20 për qind të votave të numëruara për kandidatët për deputetë, kanë dalë edhe rezultatet e disa prej emrave që iu bashkuan listës së LDK-së, të udhëhequr nga Vjosa Osmani.
Nga kandidatët e kësaj liste, më së shumti vota deri tani ka siguruar Albena Reshitaj me 2,886 vota, e ndjekur nga Jeta Statovci me 2,163 vota, raporton lajmi.net
Ndërkaq, Fahrije Hoti ka marrë 1,657 vota, Haxhi Avdyli 1,054 vota, ndërsa Bardhyl Hasanpapaj ka grumbulluar 949 vota.
Më tej në renditje janë Arjeta Musliu me 549 vota dhe Kreshnik Çollaku me 319 vota.
Këto rezultate janë preliminare dhe bazohen në rreth 20 për qind të votave të numëruara, ndërsa pritet që numrat të ndryshojnë me vazhdimin e procesit të numërimit./Lajmi.net/