Sa u rrit çmimi i kafesë, çajit, ujit e duhanit në Kosovë?

Në Kosovë këtë vit janë rritur shumë çmime të produkteve.

Lajme

20/02/2022 15:11

Përveç çmimit të bukës, pemëve, perimeve, derivateve e të tjera janë rritur edhe çmimet e produkteve të çajit, kafesë, duhanit e ujit.

Sipas statistikave të Agjencionit të Statistikave të Kosovës, çmimi i çajit, kafesë dhe kakaos është rritur për 10,8 përqind, ndërsa i ujit, pijeve joalkoolike dhe lëngjëve është rritur për 2.7 përqind.

Në anën tjetër, çmimi i bukës është rritur për 14,9 përqind, ndërsa rritje ka pësuar edhe çmimi i druve dhe peletit. /Lajmi.net/