Sa shpesh duhet t’i lani peshqirët e dushit?

Sa herë mund ta përdorni të njëjtin peshqir për t’u fshirë pas dushit përpara se ta lani atë?

Lifestyle

11/09/2015 11:47

Tre ose katër herë, thonë agjencitë e shëndetit. Nëse i përdorni më gjatë se katër herë peshqirët e njëjtë, ata mund të grumbullojnë baktere dhe mikrobe.

Pasi të pastroheni, peshqirin vendoseni në një vend ku mund të rrijë në atë mënyrë që të thahet plotësisht, transmeton Lajmi.net.

Para se të bëni dush, hapeni derën ose, nëse keni një të tillë, ndizeni ventilatorin në banjo, kështu që ajri të jetë më pak i lagësht.