“Sa shpejt kaluan 16 vite!”, Rrezarta Shkurta me dedikim dashurie për partnerin me rastin e përvjetorit
Këngëtarja e njohur ka uruar partnerin e saj me rastin e përvjetorit.

ShowBiz
Rrezarta Shkurta uroi partnerin e saj, Ermal Hoxha, për përvjetorin e 16-të teksa i dedikoi fjalët më të ëmbla duke treguar se është aq e lumtur pranë tij, shkruan lajmi.net.
Ajo zakonisht nuk është e rezervuar për të shprehur ndjenjat për Ermalin, teksa e quan atë dashurinë e jetës.
Së fundmi çifti po feston përvjetorin e tyre të 16-të dhe ajo nuk mund të ishte më e lumtur.
Ajo tha se nuk i besohet që tashmë janë bërë 16 vite që njihen dhe se asaj i duket se nuk ka qenë asnjëherë pa të.
“Sa shpejt kaluan 16 vite! Më duket sikur të njoha dje dhe më duket sikur skam qenë kurrë pa ty.”, shkroi këngëtarja.