Sa pyetje bëjnë fëmijët në ditë? Mund të mos jeni gati të bëni fëmijë pasi ta kuptoni se sa shpesh bëjnë pyetje

Mund të duket e pabesueshme, por nëse do të kishin një fëmijë rreth e rrotull do ta kuptonit.

Lifestyle

01/03/2021 09:55

Të gjithë i duan fëmijët! Sa të lezetshëm që janë me të gjitha fjalët e tyre, të qeshurat, pyetjet, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, pikërisht këto gjëra që mund të iu duken shumë të lezetshme mund të bëhen gjëja që e përtoni më së shumti për fëmijën.

Për shembull pyetjet. Pyetjet po që do të bëhen vdekje fare kur keni fëmijë 3-5 vjeç.

Nëse nuk e keni vënë re, ata vazhdimisht kanë një pyetje për çdo gjë, dhe në fakt janë pikërisht përgjigjet tuaja që do i japin një koncept mbi botën rreth e rrotull.

Një fëmijë i kësaj moshe, bënë 250 deri në 400 pyetje ÇDO ditë.

Pyetja më e shpeshtë që e bëjnë është “Pse?”. Fëmijët janë shumë kureshtarë, dhe kanë nevojë të kuptojnë se si funksionon bota rreth tyre, prandaj edhe bëjnë kaq shumë pyetje.

Nëse nuk jeni i gatshëm të përgjigjeni të gjitha pyetjeve, atëherë mund të jetë shenjë që nuk jeni shumë të gatshëm të bëheni prindër. /Lajmi.net/