Sa pati reshje dje në Kosovë? – Të dhënat e fundit nga Institutit Hidrometeorologjik
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), gjatë periudhës nga 5 deri më 6 janar 2026, në territorin e Kosovës është regjistruar një sasi mesatare reshjesh prej 43 mm. Në bazë të të dhënave sipas pellgjeve lumore, reshjet kanë qenë më të mëdha në: Drini Bardhë me 76.2 mm, Lepenci me 47.9 mm, Ibri me 27.8…
Lajme
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), gjatë periudhës nga 5 deri më 6 janar 2026, në territorin e Kosovës është regjistruar një sasi mesatare reshjesh prej 43 mm.
Në bazë të të dhënave sipas pellgjeve lumore, reshjet kanë qenë më të mëdha në: Drini Bardhë me 76.2 mm, Lepenci me 47.9 mm, Ibri me 27.8 mm dhe Morava e Binçës me 19.9 mm.
Si pasojë e këtyre reshjeve intensive, shumica e lumenjve në Kosovë, veçanërisht në pjesën perëndimore dhe qendrore, kanë pësuar ngritje të ndjeshme të niveleve, duke dalë në disa segmente nga shtrati dhe shkaktuar përmbytje lokale.
Situata më e vështirësuar paraqitet në lumenjtë: Drini Bardhë, Ereniku, Bistrica e Deçanit, Toplluha, Klina, Mirusha, Lumi Drenica dhe Lumi i Istogut, sidomos në degët e tyre malore.
Lumenjtë në lindje dhe jug të vendit, si Ibri, Sitnica, Morava e Binçës, Lepenci dhe Nerodimja, kanë pasur ngritje të lehtë të niveleve dhe aktualisht nuk paraqesin problem.
IHMK paralajmëron se reshjet do të vazhdojnë gjatë natës dhe ditës së nesërme, që do të vështirësojë edhe më shumë situatën e krijuar.
Banorët dhe autoritetet lokale kërkohen të jenë vigjilentë dhe të marrin masat e nevojshme për parandalimin e dëmeve nga vërshimet.

