Sa para i shpenzoi PDK-ja në tremujorin e parë të 2025-së?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në raportin e shpenzimeve për tremujorin e parë të vitit 2025, ka bërë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës, për janar, shkurt dhe mars ka shpenzuar 360 mijë e 313 euro. Shpenzimet më të mëdha, PDK-ja i pati në kategorinë “mallra dhe shërbime”, ku këtij subjekti i shkuan 177 mijë…

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në raportin e shpenzimeve për tremujorin e parë të vitit 2025, ka bërë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës, për janar, shkurt dhe mars ka shpenzuar 360 mijë e 313 euro.
Shpenzimet më të mëdha, PDK-ja i pati në kategorinë “mallra dhe shërbime”, ku këtij subjekti i shkuan 177 mijë e 640 euro, ku në janar për këtë kategori i shkuan 74 mijë e 805 euro, në shkurt iu shkuan 70 mijë e 515 euro e në mars u shpenzuan 32 mijë e 319 euro.
PDK-së për paga i shkuan 154 mijë e 695 euro, kurse për paga neto të punëtorëve në shkurt i shkuan 44 mijë e 585 euro dhe në mars i shkuan 89 mijë e 199 euro, gjithsej 133 mijë e 785 euro.
Ndërsa, për shpenzime të udhëtimit, PDK i dha për tre muaj 6 mijë euro, ku 3 mijë euro ishin shpenzime për udhëtim brenda vendit në janar, dhe 3 mijë të tjera ishin për shpenzime brenda vendit në mars.
Për “shpenzimet për shërbime”, PDK-së në janar i shkuan 66 mijë e 945 euro, për shkurt i shkuan 65 mijë e 331 euro dhe për mars i shkuan 21 mijë euro dhe 820 euro, vlera e përgjithshme e kësaj kategorie është 154 mijë e 96 euro.
Kurse për “Shërbimet e tjera kontraktuese”, në janar ky subjekt politik i harxhoi 66 mijë e 904 euro, në shkurt 65 mijë e 231 euro dhe në mars 21 mijë e 627 euro.
Kurse, shpenzimet e qirasë, për tre muaj PDK-së i kushtuan 9 mijë e 108 euro, ku 3 mijë e 877 euro ishin pagesat e qirasë për ndërtesa në janar, 1 mijë e 649 euro i kushtoi e njëjta kategori në shkurt, kurse në mars 3 mijë e 581 euro.
Për furnizim me ushqim dhe pije, PDK-ja gjatë janarit pagoi 800 euro, në mars 2 mijë e 964 euro, në total 3 mijë e 764 euro.