Sa më herët të zgjoheni nga gjumi, aq më mirë për ju

Nëse i keni zili miqtë të cilët e kanë zakon që të ngrihen nga shtrati që herët në mëngjes, keni arsye. Së paku kështu thotë një studim nga një universitet në Angli.

Lifestyle

30/11/2014 20:29

Për kërkuesit e Roehampton University ne Britani, të ngriturit herët në mëngjes të ndihmon të përfshihesh më mirë në problematikat e punës, por jo vetëm. Një ndikim pozitiv ka kjo mënyrë e organizimit të ditës edhe në përmirësimin e cilësisë se jetës, por edhe te shëndetit.

Studimi është mbështetur në informacione të marra nga 1068 adultë përmes një hulumtimi online i bioritmit të tyre, aktiviteteve, humorit dhe shëndetit. Nga këta persona, 13 % e tyre kanë thënë se ngriheshin para orës shtatë të mëngjesit. 6% ishin nga ata që ngriheshin jo më herët se ora nëntë, dhe pjesa tjetër, lëvizte ndërmjet këtyre dy ekstremeve, transmeton Lajmi.net.

Përfundimi i analizimit të të dhënave mundohej të shpjegonte se duke u ngritur herët në mëngjes, njeriu është në gjendje të përgatitet për ditën pa qenë nevoja të nxitojë, gjë që kjo qe i jepte atyre një kënaqësi më shumë në krahasim me të tjerët. Më tej, sipas studimit, ky zakon i mirë i të ngriturit herët në mëngjes, ka një ndikim edhe në nivelin e stresit që akumulohet gjatë ditës si dhe në aftësinë më të mire për ta përballuar atë. Ndërkohë që janë te njohura edhe ndikimet negative të gjendjes së stresuar në përgjithësi në shëndetin e njeriut.

Kështu që, zgjohuni sa më herët për të pasur një shëndet dhe jetë më të mirë!