Sa herë brenda javës është normale të ushtroni

Ushtrimet. Ju mund të pyetni se sa herë në javë mund të ushtroni dhe sa është e mjaftueshme për të përfituar nga ato.

Lifestyle

13/12/2019 11:25

Një lajmi mire është se sipas një raporti të ri të publikuar në ‘JAMA international Medicine’, ju mund të ushtroni edhe vetëm një herë në javë, për të përjetuar përfitime si, uljen e rreziqeve për kancer, problemet kardiovaskulare, apo edhe problemet tjera shëndetësore.

Mirëpo, lajmi i keq është se këtu ka një komplikim, transmeton lajmi.net.

Hulumtuesit kanë shikuar të dhënat e më shumë se 63 mijë meshkujve dhe femrave që ishin nga mosha 40 e më shumë nga viti 1994 e deri në vitin 2012. Kur janë shikuar shprehitë e ushtrimeve të njerëzve, ata kanë gjetur se 1 deri 2 herë ushtrime në javë ishte e mjaftueshme për t’i zhdukur shkaktarët e rreziqeve të kancerit dhe problemeve tjera shëndetësore.

Problemi është se, nëse dëshironi të ushtroni vetëm një herë në javë atëherë, duhet të jetë tejet intensiv. Sipas këtij studimi, juve ju nevojitet 75 minuta apo edhe më shumë ushtrime nëse dëshironi të ushtroni vetëm 1 herë apo dy herë në javë.

Mirëpo, ky studim sugjeron se madje edhe ushtrimet minimale që janë vetëm 30 minuta ju vendosin në një pozitë më të shëndetshme, në krahasim me personat që nuk ushtrojnë. Për shumë njerëz, ushtrimet mund të qojnë edhe në uljen e nivelit të stresit, më shumë koncentrim dhe më shumë energji, për disa të tjerë për të humbur peshë apo si aktivitet social, sido që të jetë ju i bëni vetës mirë nëse ushtroni, por mbi të gjitha Trupi juaj, zgjedhja juaj! /Lajmi.net/