Sa e rrezikshme është Covid-19 për gratë shtatzëna dhe a mund të ndikojë ajo tek fëmija?

A është koronavirusi i rrezikshëm në shtatzëni?

Lajme

07/04/2020 10:23

Gratë shtatzëna nuk duket të kenë më shumë gjasa të kontraktojnë koronavirus sesa popullata e përgjithshme, megjithatë, atyre u kërkohet të ndjekin udhëzimet për distancimin shoqëror, transmeton lajmi.net.

Shtatzënia ndryshon sistemin imunitar të trupit dhe përgjigjen ndaj infeksioneve. Infeksionet herë pas here mund të lidhen me simptoma më të rënda, dhe kjo do të jetë e njëjta gjë për Covd-19.

Rreziqet në shtatzëni janë përgjithësisht të ulta, profesionistët e shëndetit duhet të kujdesen për simptoma të rënda tek gratë shtatzëna që testojnë pozitive, siç është pneumonia ose mungesa e oksigjenit.

A mund të ndikojë koronavirusi tek bebet e palindura?

Meqenëse Covid-19 është një sëmundje e re, nuk dihet shumë nëse prek bebet e palindura ende, nuk ka asnjë provë që sugjeron se rrit rrezikun e abortit.

Ka prova që sugjerojnë se koronavirusi mund të transmetohet nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë ose lindjes. /Lajmi.net/