“Sa e falëm bashkë jacinë”, hoxha thotë se çiklisti që u përplas për vdekje nga vetura po kthehej nga xhamia

65-vjeçari, Muhamet Azemi u aksidentua për vdekje në Mitrovicë. Derisa ai ishte me biçikletë, i ndjeri u godit nga një veturë. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka shkruar Hoxhë Fatmir Latifaj, i cili bëri të ditur se pak para momentit të aksidentit, ata ishin bashkë për të falur jacinë. “Baci Met, veq sa e…

Lajme

30/12/2024 21:17

65-vjeçari, Muhamet Azemi u aksidentua për vdekje në Mitrovicë.

Derisa ai ishte me biçikletë, i ndjeri u godit nga një veturë.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka shkruar Hoxhë Fatmir Latifaj, i cili bëri të ditur se pak para momentit të aksidentit, ata ishin bashkë për të falur jacinë.

“Baci Met, veq sa e falëm bashkë jacinë, Allahu na pranoftë edhe u përshëndetëm por nuk e dita që do të ishte selami ynë i fundit në këtë dynja! Baci Met, na bon hallall! Na bashkoftë Allahu në xhennet! Amin!”, ka shkruar Latifaj në Facebook.

Azemi ishte aktivist i devotsshëm për komunitetin, ashtu edhe autor i dy librave me aforizma.