Ryva Kajtazi duket kaq bukur në fustanin ngjyrë vishnje
Ryva Kajtazi është ndër më të pëlqyerat e publikut.

ShowBiz
Këngëtarja kosovare pëlqehet dhe kërkohet shumë nga fansat e saj për ahengje familjare e mbrëmje muzikore, shkruan lajmi.net.
Edhe Ryva këtë verë e ka goxha të ngarkuar me dasma ku kohë pas kohe edhe publikon momente nga aty ku është prezente.
E si zakonisht ajo merr vëmendje me fustanat e saj glamuroz ku edhe sot u shfaq me një fustan ngjyrë vishnje dhe e rregulluar në çdo detaj.
Ndryshe, kënga e saj e fundit është “Kce moj qike” në bashkëpunim me Meti Malokun./Lajmi.net/