Rutte dhe Vuçiq flasin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Rutte ka shkruar në X, se është shumë e rëndësishme që të ata vazhdojnë të punojmë së bashku për të mbështetur stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë partneritetin e NATO-s me Serbinë. “Aleksandër, mezi pres…

Lajme
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Rutte ka shkruar në X, se është shumë e rëndësishme që të ata vazhdojnë të punojmë së bashku për të mbështetur stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë partneritetin e NATO-s me Serbinë.
“Aleksandër, mezi pres të takohemi shumë shpejt në Bruksel”, ka shkruar ai.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s më 6 mars do të pres në takim në selinë e NATO-s, në Bruksel, Presidentin e Polonisë, Andrzej Duda.