Rutte deklarohet për takimin me Ramën, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina pjesë e diskutimeve
Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Mark Rutte në samitin e aleancës veri-atlantike që po mbahet në Hagë të Holandës është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Rute ka thënë se me Ramën ka folur edhe për situatnë në Ballkanin Perëndimor, mbështetjen për Ukrainën, e rritjen e shpenzimeve të NATO’s “Mirë që u takova përsëri…

Lajme
Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Mark Rutte në samitin e aleancës veri-atlantike që po mbahet në Hagë të Holandës është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Rute ka thënë se me Ramën ka folur edhe për situatnë në Ballkanin Perëndimor, mbështetjen për Ukrainën, e rritjen e shpenzimeve të NATO’s
“Mirë që u takova përsëri me mikun tim të dashur Edi Rama.Diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor, mbështetjen tonë të vazhdueshme për #Ukrainën dhe rëndësinë e rritjes së shpenzimeve tona të mbrojtjes për ta mbajtur #NATO-n të fortë”, ka thënë Rute.
Samiti po mbahet në një kohë shumë sfiduese për sigurinë ndërkombëtare.
Good to meet again with my dear friend 🇦🇱 @ediramaal at the #NATOsummit. We discussed the situation in the Western Balkans, our continued support for #Ukraine and the importance of boosting our defence spending to keep #NATO strong. pic.twitter.com/LJQVdkqbcA
— Mark Rutte (@SecGenNATO) June 24, 2025