Rusia thotë se vizita e Zelenskyt në SHBA ishte “dështim i plotë diplomatik”

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kremlinit, Maria Zakharova po e quan vizitën e Volodymyr Zelensky në Uashington të premten një “dështim të plotë diplomatik të Kievit”. Zakharova shtoi se Zelensky është kërcënim i rrezikshëm për komunitetin botëror dhe e cilësoi atë si nxitës i papërgjegjshëm i luftës, shkruan BBC. “Me sjelljen e tij jashtëzakonisht…

Bota

01/03/2025 17:15

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kremlinit, Maria Zakharova po e quan vizitën e Volodymyr Zelensky në Uashington të premten një “dështim të plotë diplomatik të Kievit”.

Zakharova shtoi se Zelensky është kërcënim i rrezikshëm për komunitetin botëror dhe e cilësoi atë si nxitës i papërgjegjshëm i luftës, shkruan BBC.

“Me sjelljen e tij jashtëzakonisht të vrazhdë gjatë qëndrimit të tij në Uashington, Zelensky konfirmoi se ai është kërcënimi më i rrezikshëm për komunitetin botëror si një nxitës i papërgjegjshëm i një lufte të madhe”, pohon Zakharova.

Ndryshe, Vladimir Putin ende nuk ka bërë ndonjë koment zyrtar mbi takimin e Zyrës Ovale.