Rusia thotë se ka rrëzuar një dron në rajonin e Moskës

Rusia pretendoi më 7 gusht se ka rrëzuar një dron ukrainas në jugperëndim të Moskës. Ky njoftim vjen në kohën kur janë rritur sulmet që kanë për shënjestër kryeqytetin rus. Incidenti në rajonin Kaluga, që gjendet më pak se 200 kilometra nga Moska, “nuk ka shkaktuar viktima apo dëme materiale”, shkroi në Telegram guvernatori rajonal,…

Bota

07/08/2023 08:43

Rusia pretendoi më 7 gusht se ka rrëzuar një dron ukrainas në jugperëndim të Moskës.

Ky njoftim vjen në kohën kur janë rritur sulmet që kanë për shënjestër kryeqytetin rus.

Incidenti në rajonin Kaluga, që gjendet më pak se 200 kilometra nga Moska, “nuk ka shkaktuar viktima apo dëme materiale”, shkroi në Telegram guvernatori rajonal, Vladislav Shapsha.

Ai tha se gjatë natës sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar dronin në rajonin Ferzikovski.Javën e kaluar, Rusia tha se rrëzoi shtatë dronë në këtë rajon, duke mos raportuar për ndonjë viktimë.

Në javët e fundit, sulmet me dronë ukrainas janë shtuar në territorin rus, shpesh duke shënjestruar Moskën apo gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Të dielën, kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se një dron që synonte të sulmonte kryeqytetin rus u rrëzua nga mbrojtja ajrore e qytetit.

Sipas autoriteteve, në javën e fundit, Moska ka qenë cak i disa sulmeve me dronë, përfshirë edhe një sulmi që shkaktoi dëme në një ndërtesë me zyra në qendrën kryesore të bizneseve.

Kjo zonë ishte goditur nga sulmet dy herë brenda disa ditësh.