Rusia shkeli hapësirën ajrore të Estonisë, reagon Kurti: Shqetësuese, Kosova solidarizohet me ta
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurit ka reaguar pasi tre avionë luftarakë rusë MiG-31 kanë shkelë hapësirën ajrore të Estonisë dje. Këtë situatë, Kurti e pa si shqetësuese derisa tha se solidarizohet me shtetin e Estonisë. “Lajmi për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia është shumë shqetësues. Kosova solidarizohet me Estoninë gjatë…

Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurit ka reaguar pasi tre avionë luftarakë rusë MiG-31 kanë shkelë hapësirën ajrore të Estonisë dje.
Këtë situatë, Kurti e pa si shqetësuese derisa tha se solidarizohet me shtetin e Estonisë.
“Lajmi për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia është shumë shqetësues. Kosova solidarizohet me Estoninë gjatë kësaj kohe”, ka shkruar Kurti në X.
Në lidhje me këtë veprim të Rusisë kanë reaguar shumë liderë ndërkombëtarë, të cilët kanë kritikuar ashpër Rusinë për veprimin e tyre. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Kurtit në “X”:
Today’s news about Russia violating Estonia’s airspace is very concerning. Kosova stands in solidarity with Estonia during this time.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 19, 2025