Rusia regjistron rekord vdekje ditore nga COVID-19
Rusia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Bota
Rusia ka raportuar 232 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit, një shifër rekorde një-ditore.
Kjo e rriti numrin e vdekjeve në shkallë vendi në 4.374, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Zyrtarët thanë se 8,572 infeksione të reja ishin konfirmuar, duke e çuar numrin kombëtar në 387.623.
Ky është numri i tretë më i lartë i raportuar në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit. /Lajmi.net/