Rusia regjistron rekord të vdekjeve ditore nga COVID-19
Rusia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me koronavirus.

Bota
Rusia ka regjistruar rekord të ri të vdekjeve ditore nga COVID-19.
Rusia regjistroi 16,202 raste të reja të koronavirusit dhe një rekord të lartë me 346 vdekje në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e vdekjeve në 26,935, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Me 1,563,976 infeksione, vendi me rreth 145 milionë banorë ka numrin e katërt më të madh të rasteve në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Indisë dhe Brazilit. /Lajmi.net/